Të tjera
Protesta të dhunshme në Beograd, kërkohet anulimi i rezultateve të zgjedhjeve
Policia në Serbi hodhi gaz lotsjellës të dielën për të penguar qindra mbështetës të opozitës që provuan të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Beogradit.
Ata po kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve, pasi që vëzhguesit thanë se kishte parregullsi të gjera gjatë procesit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se protestat ishin një përpjekje e organizuar nga jashtë për të rrëzuar qeverinë. “Kjo ishte një përpjekje për të pushtuar me dhunë institucionet shtetërore të Republikës së Serbisë”, tha presidenti Vuçiç për televizionin proqeveritar Pink.
Ai tha se më shumë se 35 persona u arrestuan dhe paralajmëroi më shumë arrestime.
Presidenti serb mblodhi Këshillin e Sigurisë për të diskutuar situatën, sugjeroi se trazirat ishin nxitur nga jashtë, por nuk dha prova për të mbështetur këtë pretendim. Duke iu drejtuar kombit gjatë protestës jashtë Bashkisë së Beogradit, ai i quajti demonstruesit “banditë”, të cilët nuk do të kenë sukses në destabilizimin e shtetit dhe tha se “ky nuk është një revolucion”, shkruan Zëri i Amerikës.
Policia u vendos brenda ndërtesës së kuvendit të Bashkisë së Beogradit, duke hedhur gaz lotsjellës, ndërsa qindra protestues të opozitës thyen xhamat në hyrje të ndërtesës. Më pas, policia ndërhyri duke larguar grupet e protestuesve nga qendra e qytetit dhe kreu arrestime.
Protestuesit brohorisnin “hapeni derën” dhe “hajdutë”, ndërsa hodhën vezë mbi ndërtesën, disa brohoritën “Vuçiqi është Putin”.
Nebojsha Zelenoviç, një nga udhëheqësit e aleancës opozitare “Serbia kundër dhunës”, tha se oficerët e policisë pushtuan gjithë qendrën e Beogradit, duke përfshirë çatitë e ndërtesave.
Pesë udhëheqës të opozitës janë në grevë urie, pasi opozita thotë se i është rrëmbyer fitorja për pushtetin lokal në Beograd dhe u ka kërkuar institucioneve evropiane të mos i njohin rezultatet e zgjedhjeve në Serbi, derisa të përfundojë një hetim i plotë ndërkombëtar për parregullsitë gjatë votimeve.
Fitues nga këto zgjedhje doli presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











