Lajme
Bllokohet Beogradi nga studentët, sot protesta masive
Vala e protestave në Serbi vazhdon
Studentët ngritën tenda dhe bllokuan rrugët pranë ndërtesave të ndryshme qeveritare në kryeqytetin serb. Akuzat për manipulim përfshijnë ndërhyrje të paligjshme në regjistrat e votuesve, duke shënuar votimin e njerëzve që, në fakt, kanë vdekur si dhe për sjelljen e votuesve nga Kosova në Beograd. Këto akuza janë mohuar nga autoritetet vendase, përcjell albinfo.ch.
Nëpërmjet protestës ata kanë kërkuar nga autoritetet që të lejojnë hapjen e listës së votuesve.
“Shpresojmë që t’i dërgojmë një mesazh qeverisë se është e nevojshme që ata të dëgjojnë të rinjtë”, tha studentja Ela Zekoviç, e ulur në trotuar. Studenti Milan Bjelanoviӏ tha se mesazhi i dërguar përmes këtij veprimi është për të treguar qëllimet e tyre jo të dhunshme dhe synon të tërheqë vëmendjen për “çfarë ndodhi në të vërtetë ditën e zgjedhjeve”.
Udhëheqësi i opozitës, Dragan Djilas, u tha gazetarëve se një protestë e madhe ishte planifikuar për të shtunën, më 30 dhjetor. Ai akuzoi qeverinë se planifikon të përdorë dhunën duke sjellë në kryeqytet përkrahës të saj dhe huliganët e futbollit.
Serbia kundër dhunës ka organizuar protesta të përditshme për rezultatet e zgjedhjeve para komisionit zgjedhor. Mbrëmjen e së dielës (24 dhjetor) protesta u bë e dhunshme dhe 38 persona u ndaluan nga policia.
Studentët shpresojnë që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për të shtunën edhe përfaqësuesit e “ProGlas”, nismë e filluar para zgjedhjeve, e nënshkruar nga më shumë se 190 mijë qytetarë.
Dyshime për parregullsi në procesin zgjedhor shprehu edhe Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila më 18 dhjetor njoftoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të mëdha, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti Aleksandar Vuçiç, fushatë negative dhe përhapje të frikës.
Gjithashtu, një pjesë e eurodeputetëve kërkuan një hetim të pavarur të të gjitha parregullsive të raportuara gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje gjithashtu autoriteteve në Serbi që të hetojnë pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër














