Lajme
SHBA: Afro 90 të vdekur, shkak – moti i keq
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar afro 90 të vdekur, pasi vendi u godit javën e kaluar me stuhi të fuqishme dimërore.
Numri më i madh i viktimave u shënua në Tennessy, 25 dhe 16 të tjerë në Oregon, ku vazhdon të mbetet në fuqi gjendja e emergjencës pas ngricave e akullit nëpër rrugë, që pritet të vazhdojnë të paktën deri të mërkurën, transmeton albinfo.ch.
Sipas Associated Press, dhjetëra mijëra njerëz mbeten gjithashtu pa energji elektrike në pjesë të mëdha të vendit.
Në Portland, tre persona kanë vdekur pasi janë goditur nga rryma elektrike kur erërat e fuqishme shkaktuan këputjen dhe rënien e një kablli të tensionit të lartë mbi automjetin me të cilin ata po udhëtonin.
Pesë persona, prej të cilëve konsiderohet se shumica ishin të pastrehë, kanë vdekur vetëm gjatë katër ditëve në Seattle.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Një aeroplan zviceran devijoi urgjentisht për shkak të një incidenti me motorin gjatë ngritjes Fluturimi zviceran LX147 u evakuua urgjentisht pak pas orës 9:30 të mbrëmjes të shtunën, në Dehli.... -
“10 milionë banorë”: ndarje e thellë mes fermerëve në Zvicër -
Kostot e sistemit shëndetësor në Zvicër rriten mbi 4% brenda një viti -
Supermarketet zvicerane qetësojnë qytetarët: s’ka rritje të menjëhershme çmimesh -
Zhurma vret deri në 2 mijë persona çdo vit në Zvicër












