Portrete të firmave
Sukses i plotë i industrisë kosovare të drurit, në panairin e Bazelit, Swissbau në Zvicër
Në këtë edicion të panairit më të madh të ndërtimit dhe patudshmërive, SwissBau, 2024, mibi 25 kompani nga Kosova shkëlqyen me inovacionin dhe cilësinë e tyre.
Mes tyre, 15 kompani kanë krijuar diçka të jashtëzakonshme – “Home of Kosova,” një koncept shtëpie të parafabrikuara, e realizuar ekskluzivisht me produkte “Made in Kosova.”
Ky panair nuk ishte vetëm një vitrinë e produkteve inovative, por gjithashtu një mundësi për promovimin e eksportit dhe bashkëpunimit Kosovë – Zvicer.
Për këtë arsye, pranë SwissBau u zhvillua dhe Forumi Export Promotion dhe B2B, ku më shumë se 40 kompani kosovare dhe 20 kompani zvicerane u takuan për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e ndërtimit..
Platforma albinfo.ch, si bashkëorganizator dhe mbështetës ekskluziv medial i kësaj ngjarjeje të madhe ekonomike, ka përgatitur një video ekskluzive për të ndarë me ju emocionin dhe suksesin e ngjarjes më të madhe të fillimvitit duke pasqyruar një perspektivë të plotë të arritjeve të kompanive kosovare në këtë platformë ndërkombëtare.
Forumi në Bazel mbi promovimin e eksporteve ishte organizuar nga Kllasteri Prefab Kosova në bashkëpunim me platformën mediale albinfo.ch dhe mbështetur nga USAID Kosovo Compete Activity.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau











