Futboll
Anel Rashkaj: Kam refuzuar Suedinë dhe Shqipërinë, doja të luaja vetëm për Kosovën
Anel Rashkaj është rikthyer të flasë për periudhën e kaluar te Kosova, por edhe për ofertat që kishte refuzuar për t’u qëndruar besnik Dardanëve, përcjell albinfo.ch.
Rashkaj më 2020 ishte tërhequr nga kombëtarja e Kosovës në futboll, po kurrë më parë nuk kishte diskutuar prapaskenat se kë kishte refuzuar për fanellën dardane.
34-vjeçari ka thënë se ka refuzuar Suedinë dhe Shqipërinë për ta veshur fanellën e Kosovës.
“Po, Shqipëria ka qenë e interesuar për mua. Kur isha në moshën 17-18 vjec, kam folur dhe biseduar me Shqipërinë. Më thanë për të shkuar te U-21, kam folur edhe me Suedinë”.
“Por, në momenti që u pranua Kosova, unë mezi po e prisja dhe dëshira ime ishte e flaktë që të luaja për Kosovën. E mora këtë vendim dhe për mua ato kanë qenë momentet e paharrueshme”, tha Rashkaj.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











