Maqedonia
Reagon Taravari: Plumbat nuk e ndalin ndryshimin
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar për plumbin e gjetur sot në oborrin e shtëpisë së tij.
Në një postim në Facebook, Taravari e ka quajtur këtë mesazh mafioz. Por, ai ka thënë se nuk ndjehet i frikësuar nga kërcënimet dhe se ndryshimin që po vjen nuk mund ta ndalojë asgjë, raporton Albinfo.ch.
“Forcat e policisë të shtetit ishin sot në shtëpinë time, ashtu si e keni parë nga mediat, sepse aty është gjetur një plumb që është lëshuar me mesazh të qartë kërcënues mafioz. Më vjen keq për familjen time dhe sidomos për nënën time, e cila e ka përjetuar veçanërisht keq këtë situatë”, ka shkruar ai.
Tutje, Taravari ka thënë se i vjen keq për ata politikanë që tregojnë se argumenti i tyre për të heshtur zërin e dikujt janë plumbat.
“Plumba që më kujtojnë Italinë e viteve 1992, ku mafia e vrau gjykatësin e famshëm, Xhovani Falkone…Por, për kaq më vjen keq…këtu mbaron keqardhja ime dhe Filon Gëzimi Im, sepse kuptoj se ata që e mbanin peng këtë vend, janë në dëshpërimin e humbjes. Është në hall të madh kushdo që i mbaron fjala dhe i mbetet vetëm plumbi”, ka thënë tutje ai.
Më tej, ai ka edhe një porosi.
“Kujtdo që e ka lëshu atë plumb, i them se edhe sikur artileri të rëndë të lëshoni, NDRYSHIMI KA FILLUAR DHE NUK KA ASGJË QË E NDAL! Ju mund të më vrisni mua, dhe kjo do të ishte një humbje e madhe për familjen time dhe më vjen keq që këtë po e lexojnë edhe fëmijët e mi…por ju do të vrisnit vetëm një njeri, por çfarë do t’u bëni mijëra, qindramijrave e miliona njerëzve që tashmë janë çuar në këmbë?’ Ju nuk mund të heshtni, vrisni, ndaloni Një Popull!”, ka shkuar Taravari në Facebook./Albinfo.ch
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër












