Lajme
Shqipëri: Arrestohet 26-vjeçari në kërkim nga Italia për trafik droge
Një 26-vjeçar në kërkim për trafik droge nga Italia është arrestuar në Durrës sot, më 6 shkurt. Ai akuzohet nga autoritetet italiane si bashkëpunëtor për trafikim të lëndëve narkotike dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”, përcjell albinfo.ch.
Pas arrestimit do të nisin procedurat për ekstradimin e tij në shtetin fqinj. Ndaj 26-vjeçarit rëndon akuza “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
“Gjatë operacionit, në Durrës, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar K. K, 26 vjeç.
I shpallur në kërkim për tentativë vrasje ndaj një gruaje në Peshkopi, arrestohet në Itali 29-vjeçari shqiptar! Pritet ekstradimi i tij.
Autoritetet në Itali i kanë caktuar 26-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, sipas përcaktimeve të Kodit Penal të Italisë”, njofton policia.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme Një studim kombëtar në Zvicër ka konstatuar se testet për vlerësimin e aftësisë së vozitjes te... -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit -
Fshati zviceran Brienz pothuajse nuk po rrëshqet më











