Kosova
Scholz në SHBA, Kosova pritet të jetë temë në takimin me presidentin Joe Biden
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vizitë në Washington, ku do të takohet me anëtarët e Kongresit dhe nesër do të zhvillojë takim me presidentin amerikan, Joe Biden, transmeton albinfo.ch.
Scholz nuk ka dhënë ndonjë deklaratë të drejtpërdrejtë në lidhje me vizitën dhe nuk pranoi pyetje, por u shpreh se një çështje kryesore tani është se si Evropa, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të përjetësojnë mbështetjen për Ukrainën, raporton AP.
Nga zyra e Scholz nuk është konfirmuar apo mohuar se në takimin e tij me presidentin Biden, në mesin e temave të diskutimit do të jetë situata në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor si dhe tensionet dhe procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













