Futboll
Granit Xhaka ëndërron ta fitojë titullin e kampionit të Bundesligës me Bayer Leverkusenin
Në edicionin e kaluar kapiteni i Zvicrës ishte pjesë e Arsenalit që kishte pesë pikë më shumë se Manchester City pas xhiros së 22-të të Premier Leagues. Arsenali, po ashtu, kishte një ndeshje më pak të luajtur. Kështu që dallimi mund të ishte tetë pikë, përcjell albinfo.ch.
Pas xhiros së 22-të në Bundesligë, skuadra e Xhakës, Bayer Leverkuseni, ka saktësisht tetë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Bayerni. Te Leverkuseni besimi se në fund do të jenë kampionë rritet me kalimin e secilës xhiro. Por i “djegur” në të kaluarën, Xhaka bën thirrje për kujdes, ndonëse seria e Leverkusenit është e veçantë.
“Me 32 ndeshje pa humbje asnjë ekip nuk ka fituar ende asgjë. E dimë që është edicion i gjatë. Kemi çka të humbim në secilën ndeshje”, ka thënë Xhaka për “Kicker”, duke bërë thirrje për maturi.
Në Bundesligë janë edhe 12 xhiro. Pra, edhe 36 pikë për t’u fituar. Kështu që Xhaka nuk është “i verbuar” nga fillimi i mirë i pjesës së dytë të kampionatit.
“Tek Arsenali luajtëm mirë në pjesën e parë të kampionatit, por edhe në pjesën e dytë, pos në tetë ndeshjet e fundit në të cilat fatkeqësisht e humbëm titullin”, ka thënë Xhaka.
Por lideri i Leverkusenit i beson stabilitetit të skuadrës. Ai merr shembull dy ndeshjet e fundit të Leverkusenit. Për shembull, të shtunën, Leverkuseni fitoi 2:1 ndaj Heidenheimit të papërshtatshëm. Ajo fitore e vështirë erdhi pas triumfit 3:0 ndaj Bayern Muenchenit. Kampioni aktual humbi edhe në fundjavë dhe kështu mbeti prapa në garë me Leverkusenin.
“Ekipi është shumë i matur, me shumë besim. E kemi dëshmuar këtë sërish”, ka thënë kosovari.
Leverkuseni është në garë për titull në Bundesligë, është në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë dhe vazhdon garën në Ligën e Evropës.
“Unë e di se si është të jesh lart e të mos fitosh në fund. Të duhet edhe pak fat në fund të ditës. Statistikat nuk gënjejnë. Kemi 32 ndeshje pa humbje dhe nëse fitojmë, në fund do të jem i lumtur ta pranoj këtë rekord”, ka thënë Granit Xhaka.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












