Kosova
Foda thotë se llogarit në lojtarët e ligës së Kosovës
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda është i kënaqur me infrastrukturën që ka përfaqësuesja. Për mediumin austriak “Kronen Zeitung”, gjermani Foda ka folur për infrastrukturën që ka parë gjatë qëndrimit në Kosovë.
Ai ka paralajmëruar udhëtime të shumta në javët e ardhshme për të takuar lojtarët e Kosovës.
“Natyrisht, shikoj gjithashtu për lojtarët e ligës së Kosovës. Ka shumë talente interesante atje”, ka thënë Foda.
Sipas Fodas, ekipi përfaqësues është interesant. “Tani e rëndësishme është të njohim karakterin e ekipit. Duam të dalim në Ligën B në Ligën e Kombeve dhe të përfundojmë në pozitën e dytë në kualifikime për Kupën e Botës”, ka thënë gjermani. “Nuk do të jetë lehtë, por nuk është për asnjë vend, shihni Italinë. Tani duam të zhvillojmë dhe të përmirësojmë ekipin”.
Ai ka thënë se kishte oferta nga Belgjika, Turqia, Irani dhe Egjipti. Pushimin nga futbolli, Foda e ka shfrytëzuar për të reflektuar, për të analizuar shumë dhe për të përmirësuar anglishten./Kronen Zeitung
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












