Kosova
Ambasada e Kosovës në Londër: Pritje festive për 16-vjetorin e Pavarësisë
Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër ka organizuar pritjen zyrtare me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Në një ceremoni solemne dhe me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, me të ftuar të shumtë nga kori diplomatik, autoritete qeveritare dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare të akredituara në Londër, si dhe bashkatdhetarë tanë, Ambasada e Kosovës ka organizuar një pritje të shkëlqyer në ambientet e “The Royal Horseguards”.
Në fjalimin e mirëseardhjes në këtë ceremoni, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, z. Ilir Kapiti, foli për rolin e misionit diplomatik të Kosovës në Londër, lidhjet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtuan Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ku po qëndron në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar si dhe Ambasadori i emëruar i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, z. Jonathan Hargreaves.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë












