Kosova
Kërkesat që Shaip Kamberi ia ka dorëzuar Vuçiqit
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar të hënën me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa sot ka publikuar listën me kërkesa, të cilat ia ka adresuar atij.
Sipas tij, kërkesat kanë të bëjnë me afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, transmeton albinfo.ch.
“Për të qenë sa më transparent, po publikojmë dokumentin me kërkesat që i konsiderojmë të nevojshme për marrjen e masave në vijim, për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, që kemi dorëzuar në takimin me presidentin Vuçiq”, ka shkruar ai në rrjetin social “Twitter”.
Në dokument kërkohet që shpejt të realizohet angazhimi në punë i personelit shëndetësor në Preshevë, konform dy konkluzioneve të nxjerra të Qeverisë dhe eliminimi i padrejtësive në punësimin e kuadrove në polici.
Ndër të tjera, në kërkesa theksohet edhe njohja e diplomave, e cila duhet të jetë çështje javësh, teksa thuhet se me njohjen e diplomave hapet rruga për fillimin e implementimit të pikës së parë të Planit 7 pikësh, atë të integrimit të plotë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















