Shkurt.ch
Zvicër: Afër 24 mijë kërkesa të reja azili gjatë vitit 2014
Rritja prej 11 për qind e shënuar në Zvicër është dukshëm më e vogël po u krahasua me trendin e rritjes në shtetet tjera të Evropës Perëndimore
Gjatë vitit të kaluar në Zvicër kanë kërkuar azil 23.765 persona, që është për 11 për qind më shumë se një vit më parë. Zonat e krizës rreth Mesdheut dhe konfliktet në Afrikë janë shkaktarët kryesorë të rritjes së këtij numri. Për pasojë, gjatë vitit të kaluar ka pasur dukshëm më shumë njerëz që përmes rrugës detare ia kanë mësyrë Italisë dhe përmes saj edhe shteteve tjera të Evropës Perëndimore.
Vetëm në brigjet italiane kanë zbarkuar 170 mijë refugjatë, që është katër herë më shumë se një vit më parë
Me gjithë këtë numër, rritja e shënuar në Zvicër është dukshëm më e vogël po u krahasua me trendin e rritjes së madhe në shtetet tjera të Evropës Perëndimore. Kështu, siç bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) – ish Zyra Federale për Migracion, në Evropë, azil kanë kërkuar rreth 600 mijë persona, duke shënuar kështu një rrije prej 35 për qind. Vetëm në Gjermani janë regjistruar 202 mijë kërkesa azili gjatë vitit 2014.
Marrë në përgjithësi, përqindja e azilkërkuesve që janë ndalur në Zvicër në totalin e kërkesave të azilit në gjithë Evropën, ka shënuar një rënie. Përderisa në vitin 2013 në Zvicër ishin shënuar 4.8% të të gjitha kërkesave për azil në shkallë evropiane, në vitin 2014, kjo përqindje ka rënë në 4%.
Vendi nga i cili kanë ardhur më shumë azilkërkues në Zvicër është sërish Eritrea. Nga ky shtet afrikan janë regjistruar 6923 kërkesa azili që në krahasim me një vit më parë, kur ishin 4360 sish, përbën një rrije shumë të madhe, plot 170 për qind. Pas Eritresë, më së shumti azilkërkues ka pasur nga Siria, 3819 gjegjësisht +101 për qind. Në vendin e tretë vijnë kërkesat e azilit nga Sri Lanka. Nga ky vend kanë ardhur 1277 azilkërkues ose 87 për qind më shumë se një vit më parë.
Gjatë vitit 2014 janë zgjidhur në shkallën e parë 26715 kërkesa azili ose për 2749 më shumë se gjatë vitit 2013.
Sa i përket përqindjes së njohjes së statusit të refugjatit, viti 2014 shënon një rritje të madhe. 6199 persona ose dy fish më shumë se një vit më parë kanë marrë statusin e refugjatit, gjegjësisht u është njohur azili. Shkalla e njohjes ë këtij statusi gjatë 2014-ës ka qenë 26 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in Duke paralajmëruar për fushatën aktuale të "iniciativës 10 milionëshe" ka thënë se Zvicra po përballet me... -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta -
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër













