Lajme
Arrestohen dy bullgarë që vidhnin bankomatët në Kosovë
Të arrestuarit, duke përdorur pajisje të modifikuara, kanë tërhequr në mënyrë të kundërligjshme shuma të parave nga disa bankomatë në Prishtinë dhe në Mitrovicë
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike i Policia e Kosovës, ka arrestuar të premten dy shtetas bullgarë, të cilët kishin gjetur një mënyrë më të lehtë për t’u pasuruar. Ata kishin ardhur në Kosovë, dhe nga disa bankomate në Prishtinë e Mitrovicë, kishin nxjerr para në mënyrë të jashtëligjshme.
“Përmes një pune hetimore-opracionale Policia ka ndërmarrë veprime konkrete, me qëllim identifikimin e personave të dyshuar, të cilët gjatë dy muajve të fundit në vazhdimësi dyshohen të kenë kryer aktivitete ilegale që kanë të bëjnë me krimet kibernetike”, thuhet në njofton Policia.
Të dyshuarit, sipas të njëjtit njoftim, duke përdorur pajisje të modifikuara, kanë tërhequr në mënyrë të kundërligjshme shuma të parave nga disa bankomate në Prishtinë dhe në Mitrovicë.
Të arrestuarit janë: B. H. lindur me 1980, shtetas bullgar dhe A. G lindur me 1972 shtetas bullgar.
Policia ka konfiskuar 3 minikamera të modifikuara që shërbejnë për vjedhjen e të dhënave-pin kodit të klientit, një memorie e modifikuar, e cila shërben për ruajtjen e incizimeve nga mini kamerat e modifikuara; një metal i modifikuar për kesh trapping-kabllo për nxjerrjen e informatave nga pajisjet e modifikuara; një veturë BMW me targa bullgare; etj.
Po ashtu Policia ka gjetur edhe disa vegla pune të cilat të dyshuarve u kanë shërbyer për punimin e pajisjeve “SKIMING” të cilat të dyshuarit i vendosin në bankomate.
“Personat e dyshuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit















