Lajme
Kërkesat për lejet e punës për refugjatët e statusit S, pritet të thjeshtohen në një regjistrim “online”
Parlamenti zviceran dëshiron të rrisë shkallën e punësimit të refugjatëve ukrainas. Për këtë qëllim, pritet të zëvendësohet kërkesa aktuale për lejen e punës me një kërkesë të thjeshtuar regjistrimi në internet. Kjo duhet të lehtësojë refugjatët me statusin e mbrojtjes S për të gjetur një punë në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Pas Dhomës së Përfaqësuesve, Senati miratoi gjithashtu një mocion përkatës të mërkurën dhe tani çështja ka kaluar tek Këshilli Federal.
Mocioni u iniciua nga Komiteti i Institucioneve Politike të Dhomës së Përfaqësuesve dhe duke folur në emër të këtij komiteti, senatorja Tiana Angelina Moser ka deklaruar se qëllimi ishte përmirësimi i integrimit të personave me status S në tregun e punës, shkruan swissinfo.
Kuptohet se regjistrimi do të ofronte më shumë fleksibilitet, pasi personat me statusin e mbrojtjes S mund të punësoheshin menjëherë nëse do të ishte e nevojshme, dhe gjithashtu do të kishte një pengesë më pak për punëdhënësit e mundshëm, të cilët do të duhej të plotësonin vetëm një formular online.
Statusi i mbrojtur i garantuar deri në vitin 2025
Pro mocionit votoi edhe Këshilli Federal. Ministri i Drejtësisë, Beat Jans ka thënë se qeveria dëshironte të rriste shkallën e punësimit të ukrainasve me statusin e mbrojtjes S nga 20% në 40% deri në fund të vitit 2024 dhe se kalimi nga leja në regjistrim ishte një hap kyç për arritjen e kësaj.
Një pakicë politikanësh të djathtë dhe të qendrës së djathtë besojnë se procesi ekzistues është tashmë i shpejtë dhe i lehtë për t’u përfunduar. Parlamentarja, Esther Friedli foli për një “erozion të mbrojtjes së punonjësve” pasi me një sistem regjistrimi, kontrollet e pagave dhe kushteve të punës do të kryheshin në mënyrë retrospektive dhe të rastësishme, ndërkohë që aktualisht kryhen paraprakisht dhe sistematikisht.
Ndryshe, “Statusi S” u jepet refugjatëve nga Ukraina dhe të afërmve të tyre të ngushtë. Sipas qeverisë, rreth 66,000 njerëz me status S jetonin në Zvicër në fillim të dhjetorit. Nëntorin e kaluar, qeveria vendosi të mos revokojë statusin S përpara 4 marsit të vitit 2025.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë












