Lajme
Ushtria e SHBA-së zbarkon në Gjermani, nis stërvitja e madhe ushtarake
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka zbarkuar në jug të Gjermanisë. Së bashku me vendet e tjera të NATO-s, është duke kryer stërvitjen më të madhe të forcave tokësore që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.
Gjenerali i Komandës së Trajnimit, Steve Carpenter, e quajti këtë organizim ushtarak një “javë të shkëlqyer” për NATO-n, duke shtuar se aleanca do të mbronte çdo kryeqytet të një vendi anëtar, ndërsa kahu lindor konsiderohet si më i rrezikuari.
“Kjo është një javë e shkëlqyer trajnimi për NATO-n dhe nuk mund të vijë në një moment më të rëndësishëm, pasi ne rrisim ndërveprueshmërinë nga pikëpamja procedurale. Ne po flasim të njëjtën gjuhë. Po flasim për NATO-n. Nga pikëpamja teknike, ne jemi në gjendje të komunikojmë në mënyrë digjitale dhe nga një këndvështrim njerëzor. Nëse duhet t’i dërgojmë ushtritë tona në Lindje, pyetja për të 32 kombet do të jetë se kush do ta mbrojë kryeqytetin tim? Dhe përgjigjja është vullneti i NATO-s”, tha Steve Carpenter, Komandant i Përgjithshëm i Trajnimit të Ushtrisë.
NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prezencë në Gjermani me baza të shumta ushtarake dhe logjistike. Afërsia e Gjermanisë me enklavën ruse të Kaliningradit e bën atë një nga vendet më të rëndësishme anëtar të NATO-s, por edhe vendin me gatishmëri të lartë në rast lufte.
Si provë, këtë të enjte Landi i Westfalisë në Gjermani u zgjua nën sirenat e alarmit, për të testuar nivelin e vigjilencës tek popullsia civile dhe gatishmërinë e tyre. Sirenat u dëgjuan deri në qytetin e Bonit. Hera e fundit që u dëgjuan sirenat në gjithë Gjermaninë ishte në shtator 2023.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











