Lajme
Gjetjet e OBSH-së: Progresi ekonomik po kërcënon cilësinë e ajrit
Njerëzit janë duke jetuar me ajër të pastër vetëm në shtatë shtete të botës, sipas një studimi të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Thuajse të gjitha vendet që marrin pjesë në studimin e kësaj organizate ndërkombëtare nuk i përmbushin kriteret për cilësinë e ajrit. Bëhet fjalë për praninë e PM2.5, të cilat janë grimcat e dëmshme që emetohen nga automjetet dhe nga industritë, të cilat nëse janë në sasi të mëdha, mund të shkaktojnë probleme shëndetësore.
Nga 134 shtete dhe rajone që morën pjesë në studim, vetëm shtatë prej tyre i plotësonin kushtet e vendosura nga OBSH-ja. Më konkretisht, Australia, Estonia, Finlanda, Grenada (Ishujt e Karaibeve), Islanda, Mauritius dhe Zelanda e Re.
Vendi me ndotjen më të lartë është Pakistani, në të cilin nivelet e dëmshme të PM2.5 janë 14 herë më të larta se standardet e OBSH-së. India, Taxhikistani dhe Burkina Faso janë po ashtu të futura në “listën e zezë”, duke mbajtur katër vendet e para, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Por edhe në vendet e pasura, ose me zhvillim të shpejtë, progresi ekonomik po kërcënon cilësinë e ajrit. Kanadaja që konsiderohej të ishte vendi me ajrin më të pastër në botën Perëndimore, u bë vendi me cilësinë më të keqe të ajrit për shkak të zjarreve që ranë në pyje duke shpërndarë grimca toksike rreth e qark vendit.
Ndërkohë, Kina edhe pse pati një përmirësim të cilësisë së ajrit gjatë pandemisë së Covid-19, nivelet e grimcave të dëmshme vijuan të rriteshin në 6.5% sërish, vitin e shkuar me rinisjen e aktivitetit ekonomik.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern









