Kriza në Ukrainë
Intensifikohen sulmet ruse mbi Ukrainë
Për herë të tretë në pesë ditë, Rusia ka lëshuar raketa në drejtim të Kievit, sulm i cili ka lënë të lënduar të paktën pesë persona.
Sulmi po konsiderohet si pjesë e një përshkallëzimi të dukshëm të bombardimeve ajrore ndaj qyteteve ukrainase nga forcat e Kremlinit.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitalii Klitschko, ka njoftuar se nga të lënduarit, dy persona janë dërguar në spital, transmeton albinfo.ch.
Mediat e huaja kanë raportuar se sipas kreut të administratës ushtarake të qytetit të Kievit, Serhii Popko, Rusia lëshoi dy raketa balistike në Kiev nga Krimea, por të dyja u kapën mbi qytet.
Ndryshe, sulmi ka ndodhur tri ditë pas një sulmi në sallën e koncerteve në Rusi që la të vdekur mbi 130 njerëz.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik












