Kosova
Kledian Leka, i diplomuari i parë i verbër në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Parmës
23- vjeçari shqiptar, Kledian Leka është i diplomuari i parë i verbër në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Parmës.
Të shkruash për profile suksesi në Diasporë, për arritjet akademike të tyre, para se të gjithash është veçanti, aq më shumë për rastin Kledian Leka, një profil suksesi që përveç punës së tij dhe studimeve akademike, njëherësh është edhe mburrje dhe motivimi kryesor për të verbërit në gjithë botën, shkruan albinfo.ch.
Ai, në fakt, është vetëm 23-vjeçar dhe së fundmi është i diplomuari i parë i verbër në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Parmës.
Thuhet se Klediani ka përfunduar me sukses kursin trevjeçar të titulluar, “Edukimi i Shkencave Kompjuterike për nxënësit të cilët kanë probleme me shikimin”.
Për prestigjozen “Corriere Della Sera” ai ka deklaruar: “Teza ime mund të jetë një manual për të ndihmuar fëmijët me dëmtime të plota ose të pjesshme të shikimit. Nuk kishte materiale mësimore për nxënësit e verbër, kështu që u nisa për të përkthyer dhe konvertuar të gjitha dokumentet tradicionale mbi të cilat ata studionin, në mënyrë që ato të ishin të lexueshme edhe për ne të verbërit”.
Klediani u dha një pyetësor studentëve të tjerë të verbër, në të cilin u kërkonte të tregonin propozimet dhe mbi të gjitha pengesat që hasnin gjatë studimeve, përmbledhja e të cilave u përfshi në tezën e tij të diplomës. Gjatë rrugës ai takoi studentë, të cilët pas disa muajsh vendosën të largoheshin të dekurajuar nga vështirësitë dhe tani, falë angazhimit të tij, kanë shpresa më konkrete për të ecur përpara në rrugën e arsimimit.
Klediani, i cili në moshën 11-vjeçare humbi shikimin si pasojë e një aksidenti, aktualisht është programues i një kompanie shumëkombëshe.
“Punoja nga ora 08:00 deri në 13:00. Pastaj, nga ora 14:00 deri në 2:00 angazhohesha për të studiuar. Nuk kam menduar kurrë të ndalem dhe të ndjej keqardhje për veten time, ndaj edhe vendosa të luftoj për të realizuar të gjitha ëndrrat e mia”.
Ai u diplomua si ekspert IT me nota të larta dhe është i regjistruar në regjistrin kombëtar të mësuesve të IT si dhe është kualifikuar për të trajnuar atletë të verbër pasi ushtroi atletikën në nivel garues për dy vjet.

E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













