Lajme
“Besa” shqiptare, iu be strehë hebrenjve
Në 70-vjetorin e çlirimit të kampit “të vdekjes” Auschwitz, kujtohet kontributi i familjeve shqiptare për t’i shpëtuar hebrenjtë
Në kohën kur hebrenjtë po kanoseshin për vdekje nga forcat naziste dhe aleatët e saj, ishin shqiptarët në Kosovë e Shqipëri ata që u bënë strehe atyre. Në 70-vjetorin e çlirimit të kampit “të vdekjes” Auschwitz, kujtohet kontributi i familjeve shqiptare për t’i shpëtuar hebrenjtë.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vënë një kurorë me lule pranë monumentit kushtuar hebrenjve të Kosovës.
“Si popull që përjetoi vuajtje të ngjashme dhe që po përballet me plagët e hapura të luftës së fundit, sot përkulem për të nderuar kujtimin e të gjithë atyre që u privuan nga e drejta për të jetuar”, ka thënë presidentja Jahjaga përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
Sikur sot, 70 vjet më parë, forcat naziste detyruan rreth 60 mijë të burgosur në Auschwitz, të bëjnë “marshimin e vdekjes”, përderisa “Ushtria e Kuqe” po afrohej. Një çerek i tyre vdiqën.
Ndërsa Johanna Neumann, një hebraike gjermane, kishte shpëtuar gjatë Holokaustit, duke iu falënderuar Shqipërisë, Mbretërisë së vetme myslimane në Evropë. Me anë të “Besës Shqiptare”, shqiptarët iu premtuan të përndjekurve siguri, duke dhënë fjalën se ata do të mund t’ua besonin jetën e tyre dhe të familjes.
Në mesin e tyre është edhe familja Rezniqi në Kosovë, e cila njihet për rolin që ka luajtur në mbrojtjen e hebrenjve nga regjimi nazist dhe për këtë ka marrë mirënjohje edhe nga shteti izraelit.
Xhangyle Ilijazi nga Shoqata e Miqësisë Kosovë – Izrael “Dr. Haim Abravanel”, tregon për rolin që luajtën shqiptarët e Kosovës në mbrojtjen e strehimin, por edhe në rrugëtimin drejt Shqipërisë, vend që nga hebrenjtë, siç thotë ajo, konsiderohej si “tokë e premtuar” për mbijetesë.
“Besa, si fenomen shoqëror shqiptar është elementi kryesor që ka ndihmuar në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bartja e hebrenjve për në Shqipëri nga Kosova ishte mundësuar edhe me ndihmën e autoriteteve lokale në Kosovë, duke lëshuar dokumente të falsifikuara të identifikimit, e me të cilat ata pastaj kanë kaluar kufirin dhe kanë mbijetuar”, thotë Ilijazi citon REL.
Një dokument i tillë, sipas saj, është zbuluar një vit më parë në SHBA.
“Nuk ka gjurmë të diskriminimit të çifutëve në Shqipëri, sepse Shqipëria del të jetë një nga trevat e rralla të Evropës sot, ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekziston, edhe pse vetë shqiptarët janë të ndarë në tri besime”, tregon Yad Vashem, letrën e ambasadori amerikan në Shqipëri, Herman Bernstain shkruar në vitin 1934.
Nuk ka shifra të sakta për numrin e tyre; megjithatë, burime të ndryshme vlerësojnë se 600 deri 1,800 refugjatët hebrenj shkuan në Shqipëri nga Gjermania, Austria, Greqia dhe Jugosllavia, me shpresën për të depërtuar për në Izrael apo vende të tjera.
“Pas pushtimit gjerman më 1943, popullsia shqiptare, në një akt të jashtëzakonshëm, nuk pranoi të pajtohet me urdhrat për të dorëzuar hebrenjtë, të cilët jetonin brenda kufijve të vendit”, thuhet në faqen zyrtare të Yad Vashemit.
Aktualisht në Kosovë, përkatësisht në qytetin e Prizrenit, jetojnë 56 hebrenj.
Përfaqësuesi i tyre, Votim Demiri, nga Bashkësia Hebraike e Kosovës thotë se, edhe pse komunitet i vogël, ata vazhdojnë të kenë aktivitete të ndryshme…
“Këta 56 vetë janë të lidhur me organizatat hebraike në regjion, dhe mbajnë mbledhje të zakonshme. Në fund të fundit, edhe feja hebraike, sipas propozimit të ligjit të ri, i cili kaloi leximin e parë në parlament, do të aprovohet si një religjion zyrtar i Kosovës”, thotë Demiri.
Në Prishtinë është ngritur një memorial që përkujton të rënët e holokaustit. Në këtë memorial, shkruan “Populli i Kosovës nuk do t’i harrojë kurrë”.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë










