Futboll
Kampi dardan e vlerëson pozitive paraqitjen ndaj Hungarisë
Amir Rrahmani ka theksuar se ekipi pati një paraqitje shumë të mirë, veçanërisht në pjesën e parë të takimit
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se ka qenë i kënaqur për gjashtëdhjetë minuta të ndeshjes kundër Hungarisë. Pastaj situata ka ndryshuar.
“Deri në minutën e gjashtëdhjetë isha shumë i kënaqur. Në pjesën e parë kishim mundësitë më të mira për shënim. Por, në pjesën e dytë pranuam gol që nuk bën të pësohet në këto nivele. Pas pësimit të një goli të tillë kishte edhe tridhjetë minuta, dhe mund të barazonim. Më pas pësuam edhe të dytin dhe ndeshja mbaroi”, ka thënë ai.
Trajneri gjerman është shprehur se skuadra mund të përmirësohet.
“Lojtarët patën mundësinë të tregonin veten. Jam i kënaqur me secilin lojtar, edhe me ata që erdhën nga pankina. Kemi mundësi të përmirësohemi. Skuadra u mundua t’i zbatonte urdhrat dhe ato që u kërkova unë. Bëmë presing, fituam shumë topa dhe krijuam raste”, ka thënë Foda. “Ndonjëherë kemi humbje të lehta të topit, si te goli i parë. Nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë”.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka vlerësuar paraqitjen e Dardanwve në ndeshjen miqësore të zhvilluar të martën kundër Hungarisë.
Edhe pse Kosova është mposhtur me rezultatin 2-0, Rrahmani ka theksuar se ekipi pati një paraqitje shumë të mirë, veçanërisht në pjesën e parë të takimit.
“Ishte një lojë interesante dhe shumë e mirë, sidomos në pjesën e parë, ku krijuam aksione të rrezikshme të cilat edhe mund t’i konkretizonim me gol. Goli në pjesën e dytë na prishi planet, por nuk duhej të ulnim kokën. Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë. Ndaj kundërshtarëve të fortë mjafton një gabim dhe nuk të falet, sepse kanë lojtarë me kualitet të madh”, është shprehur Rrahmani.
Ai gjithashtu ka shtuar se ekipi po punon për të përmbushur kërkesat e trajnerit të ri.
“Po provojmë të bëjmë lojën që po kërkon trajneri i ri. Vetëm ndeshja e dytë ishte dhe patëm një kundërshtar të fortë. Po mundohemi të bëjmë presion lart, siç po kërkon trajneri. Pasi mund ta kemi më të lehtë të shënojmë nëse marrim topin lart. Besoj se duhet përmirësuar kur po humbim topin, reagimin”, ka thënë futbollisti i Napolit.
E-Diaspora
-
Rama diasporës në Itali: Shqiptarët, nga damka “e stato un albanese”, te shëmbëlltyra e ribashkimit europian Kryeministri Edi Rama, fjalimin në pallatin e sportit “Busto Arsizio” në Itali, e nisi me një...
-
Edhe këtë vit panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“ bashkoi shqiptarët e Amerikës
-
CIES: Xhaka, lojtar me ndikim, vlerësohet me 92.3 pikë
-
Xhaka e Gjimshiti, në ekipin më të mirë të Ligës së Evropës
-
Prokuroria zvicerane kërkon 16 vjet burg për Arditin që vrau gruan e tij, Besimen
Jeta në Zvicër
-
Mediumi zviceran pas përfundimit të procesit të regjistrimit: Popullsia e Kosovës po tkurret Ditën e premte në Kosovë ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë dhe brenda një muaji...
-
Zvicra mohon ultimatumet e samitit të paqes në Ukrainë
-
Shaqiri i bashkohet Zvicrës më herët se që pritej
-
Pse zviceranët duan të punojnë më pak
-
TPG do të punësojë 200 shoferë