Integrimi
Simpoziumi i mantelbardhëve shqiptarë në Zvicër emocionon profesorët nga Kosova e Shqipëria
“Sfida dhe suksesi në karrierë” ishte tema e simpoziumit të Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës të cilët në fund zgjodhen kryesinë e re me kryetar Dr. med. Mentor Bilali
Një nga organizatat më kredibile të mërgatës shqiptare, Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka mbajtur në Cyrih simpoziumin e katërt me temë „Sfidat dhe suksesi në karrierë“.
Simpoziumi është përcjellur nga një numër i lartë i mjekeve dhe mjekëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.
Lidhja e Mjekëve ishte kujdesur që të ftuarit special të këtij simpoziumi të ishin emra me famë botërore në mjekësi, si profesori universitar neurokirurgu, Mentor Petrela, dhe epidemiologu, profesor Isuf Dedushaj.
Simpoziumi është moderuar nga artisti i njohur Fatmir Spahiu dhe gazetarja e Alba Alishani. Ndërkohë që për disa pika muzikore kishte ardhur enkas nga Vjena mezosoprania e njohur Flaka Goranci.
Kamera dhe montazhi: Shqiperon Berishaa
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta












