Lajme
50 franga për mbi 6 orë në parking, regjimi i ri godet rëndë punonjësit
Spitali Kantonal i Badenit ka përditësuar rregulloren e parkimit, si rrjedhojë e të cilës punonjësit dhe pacientët janë të indinjuar për tarifat shtesë.
Që nga viti 1349, popullatës në lindje të kantonit Aargau i është ofruar kujdes mjekësor nga Spitali Kantonal i Badenit (KSB). Spitali reklamon se këtu fokusi është shëndeti i pacientëve. Megjithatë, problematika më e re në lidhje me këtë spital për pacientët dhe punonjësit është rregullorja e re e parkimit.
Një punëtor i këtij spitali është shprehur i habitur dhe i indinjuar në të njëjtën kohë, pasi i është dashur të pageante 50 franga për parkim për një ditë.
Një tjetër punonjës është shprehur se nuk ka paguar kaq shumë as për një spital në Cyrih, transmeton albinfo.ch.
I njëjti numër vendesh parkimi ka qenë i njëjtë prej vitesh
Spitali në Baden po lulëzon, sipas zëdhënësit të spitalit, Omar Gisler.
“Numri i punonjësve u rrit nga 2,524 në vitin 2020 në 3,103. Spitali ka shënuar një numër rekord vitin e kaluar me mbi 22,000 pacientë të shtruar. Dhe konsultimet ambulatore u rritën në mbi 340,000”, u shpreh ai për 20minuten.
Por rritja ka edhe anët e saj negative, pasi rreth 1050 vende parkimi në dispozicion për pacientët, vizitorët dhe punonjësit kanë mbetur konstante prej vitesh. Ndaj spitalit iu desh të merrte masa për menaxhimin e hapësirave të parkimit. Një prej tyre është edhe tarifa për parkimin.
“Nëse tarifa e mëparshme ditore ishte 30 franga, një vend parkimi për gjashtë orë ose më shumë do të kushtojë tani 50 franga,” thotë Gisler.
Ndërkaq, spitali dëshiron të reduktojë parkimin afatgjatë dhe të parandalojë keqpërdorimin e lejeve të parkimit.
“Prindërit gjatë një lindjeje, pacientët me dializë, ndihmësit e infermierisë, shërbimet e transportit, dhuruesit e gjakut, rojet e sediljeve dhe të ngjashme kanë të drejtën për një biletë daljeje falas”, thotë Gisler.
E-Diaspora
-
Tifozët Kuq e Zi protestojnë para FSHF-së, kundërshtojnë organizimin e përbashkët Shqipëri-Serbi Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne para zyrave të Federatës Shqiptare...
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Buxheti i mbrojtjes i propozuar prej 15 miliardë frangash, pritet të dështojë Një rritje e propozuar prej 15 miliardë frangash për buxhetin e mbrojtjes nuk ka gjasa të...
-
Shtatë gjëra që shtetasit jo-BE duhet t’i dinë rreth zhvendosjes në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i tretë më pak tërheqës evropian, për të ardhurat nga qiraja e pronave
-
Zvicër: Lajmet kryesore të ditës së hënë
-
Çiklizmi në tren: Rezervimi i vendit nuk e zgjidh mungesën e hapësirës