Lajme
Inteligjenca Artificiale arrin të klonojë zërin e njeriut
Kompania kaliforniane OpenAI prezantoi një mjet të ri “Voice Engine” që mund të klonojë çdo zë njeriu nëse disponohen vetëm 15 sekonda nga zëri i vërtetë i atij personi.
Sipas kompanisë, “Voice Engine” u zhvillua për herë të parë në vitin 2022 dhe versioni i tij fillestar u përdor për të kthyer tekstin në të folur për qëllimet e modelit të AI ChatGPT.
Disa shembuj audio të zërit të vërtetë njerëzor dhe kopjeve të tij sintetike të krijuara nga inteligjenca artificiale janë publikuar në faqen e internetit të kompanisë.
Kompania njoftoi se kjo teknologji e fuqishme nuk do të jetë e disponueshme për publikun për momentin për shkak të rreziqeve dhe abuzimeve të mundshme.
“Motori i zërit” është rezultat i përpjekjeve tona për të njohur kufijtë e zhvillimit teknologjik dhe për të ndarë me publikun mundësitë e inteligjencës artificiale”, thuhet në njoftimin e Open AI.
Kompania thotë se mezi presin diskutime rreth sfidave dhe mundësive të teknologjisë së re të klonimit të zërit.
“Është e rëndësishme që njerëzit në mbarë botën të kuptojnë se ku po çon kjo teknologji, pavarësisht nëse e aplikojmë vetë apo jo”, përfundoi OpenAI.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër Sipas një ankete, 48% e zviceranëve mbështesin iniciativën e UDC-së për të kufizuar imigracionin, 11% janë... -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Zvicër: Të gjitha maceve duhet tu vendoset çip











