Lajme
Pse SHBA po e kundërshton anëtarësimin e Palestinës në OKB?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kundërshtuar përpjekjen e Palestinës për t’u bërë një shtet anëtar i plotë i Kombeve të Bashkuara (OKB), duke theksuar se një shtet palestinez duhet të krijohet përmes negociatave dhe jo në OKB.
“Ne e kemi bërë gjithmonë të qartë se ne mbështesim krijimin e një shteti të pavarur palestinez”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattew Miller, duke shtuar se sekretari i Shtetit, Antony Blinken, është angazhuar në “diplomaci shumë intensive” gjatë muajve të fundit për të krijuar një shtet palestinez me garanci sigurie për Izraelin.
“Kjo është diçka që duhet bërë përmes negociatave të drejtpërdrejta përmes palëve, diçka që ne po e ndjekim në këtë moment dhe jo OKB-ja”, tha Miller.
Palestina i dërgoi një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, duke kërkuar rishikimin e kërkesës së saj për anëtarësim.
Palestina paraqiti një kërkesë për t’u bërë anëtare e plotë e OKB-së edhe në vitin 2011, por nuk arriti të sigurojë mbështetjen e kërkuar nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit.
Megjithatë, çështja më pas shkoi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku u mbështet nga më shumë se dy të tretat e anëtarëve, gjë që e lejoi të fitojë statusin e shtetit vëzhgues në vitin 2012.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih












