Lajme
Vëllezërit Selmani sonte në garë për të fituar X-Factor në Danimarkë
Këtë të premte, në finalen e këtij vitit të X-Factor në Danimarkë, vëllezërit Arbnor dhe Rinor Selmani do të garojnë për çmimin e madh.
Finalja mbahet në Arena Randers.
Vëllezërit Selmani janë nga Kalundborg, ku mediat lokale daneze njoftojnë që bashkëvendasit e tyre do të shfaqin në një ekran të madh natën finale.
“Mendojmë se ka kuptim të bëjmë diçka ku mund të mbledhim qytetin dhe t’i mbështesim”, thotë Trine Nystrup, e cila së bashku me bashkëshortin e saj janë bashkëpronarë të lokalit Kontoret në Kalundborg, ku do të shfaqet finalja.
Zakonisht është futbolli ai që i tërheq njerëzit në ekranin e madh të pijetores. Por edhe nëse X Factor nuk është i njohur, kjo sigurisht që nuk vlen për vëllezërit Rinor dhe Arbnor Selmani, pasi ata janë klientë.
“Njerëzit mendojnë se është qesharake që është dikush që shohin në qytet. Ata janë shumë me këmbë në tokë, ndaj gjejnë kohë për të përshëndetur njerëzit”, thotë Trine Nystrup.
Vëllezërit, të cilët performojnë në grup me emrin artistik Selmani, iu drejtuan edhe vetë pub-it dhe i falënderuan për mbështetjen e tyre pas shpalljes së ngjarjes në ekranin e madh.
“Pyes veten nëse duhet të bëjmë diçka për ta nëse shkojnë deri në fund”, thotë Trine Nystrup, duke kryqëzuar gishtat për vëllezërit.
Thirrje për t’i votuar, kanë bërë edhe shqiptarët e Danimarkës.
“Të nderuar shqiptarë me vendbanim në Danimarkë! Sonte, në datë 5 prill 2024, është nata finale e X Factor’it në Danimarkë, prandaj mos harroni të votoni “Vëllezërit Selmani” që kanë shkëlqyer nga fillimi i X Factor-it këtë vit. Njëkohësisht përgëzojmë familjen Selmani, dhe sidomos prindërit e finalistëve, Qerim dhe Haxhere Selmani, për të gjithë mundin që kanë dhënë që djemtë e tyre të jenë ambasadorë të vërtetë të kulturës shqiptare në Danimarkë”, thuhet në njoftimin në rrjetet sociale.
Mbrëmjen e së premtes në Arena Randers do të mbahet finalja e X Factor, ku Selmani do të ketë mbështetje të madhe edhe nga familjarët dhe miqtë. Emisioni transmetohet në orën 20:00 në TV 2.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve












