Lajme
Ky shtet i BE-së ka flotën më të vjetër të automjeteve
Sipas të dhënave nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), Greqia ka flotën më të vjetër të automjeteve brenda 28 vendeve të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe anëtarëve të EFTA, përcjell albinfo.ch.
Në këtë vend drejtohen makina me moshë mesatare 17.3 vjeç, që do të thotë se disa automjete janë antike të vërteta automobilistike. Menjëherë pas, me një mesatare prej 16.6 vitesh, është Estonia.
Ndryshe, duhet thënë se situata në përgjithësi nuk është e mirë: në 21 shtete, mosha mesatare e flotës së automjeteve është më shumë se 10 vjet, dhe është veçanërisht interesante të theksohet se shteti më i fuqishëm evropian i automobilave, Gjermania, ose Zvicra e pasur, ka një flotë automjetesh që është një dekadë ose më shumë e vjetër.
Mesatarja evropiane brenda vendeve të përmendura gjithashtu është rritur dhe arrin në 12.3 vjet.
Nëse pyesim se cili vend evropian ka flotën më të re të makinave, ai është Luksemburgu i vogël dhe shumë i pasur me një mesatare prej 7.9 vjetësh, që është një vit më i ri se flota e drejtuar nga austriakët dhe danezët.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina










