Kosova
Botërori i hendbollistëve U18: Të shtunën tërhiqet shorti, mundësi që Kosova të përballet me Serbinë
Në Neu-Ulm të Gjermanisë, të shtunën prej orës 13:00, do të tërhiqet shorti për Kampionatin Botëror të hendbollisteve deri në 18 vjet.
Botërori për të reja mbahet në Chuzhou të Kinës prej 14 deri më 25 gusht.
Kosova është njëra prej përfaqësueseve që debutojnë në Botërorin U18. Gjithsej garojnë 32 përfaqësuese.
“17 përfaqësuese janë nga Evropa, duke përfshirë debutuesen Kosovën. Kosova është një prej katër përfaqësueseve që debutojnë, së bashku me Taipein Kinez, Grenlandën dhe Nigerinë. Gjashtë ekipe përfaqësuese nga Azia, katër nga Afrika, tri nga Amerika e Jugut dhe dy nga Amerika Veriore dhe Konfederata e Hendbollit e Karaibeve do të jenë në Botëror”, ka shkruar të premten Federata Ndërkombëtare e Hendbollit.
Kosova në ngjarjen globale është kualifikuar përmes rrugës dytësore, përkatësisht përmes IHF Trophy.
Është hera e parë që një përfaqësuese e Kosovës në sportet ekipore, në konkurrencë të femrave, është kualifikuar për në Botëror.
Për short Kosova është e fundit në vazon e fundit.
Serbia është e fundit në vazon e parë, ndërsa nuk ka ndonjë vendim publik të IHF-së që ndalon përballjet Kosovë – Serbi. Kjo gjë nuk është përmendur as në njoftimin e së premtes të bërë nga IHF-ja.
Federata Evropiane e Hendbollit ndalon përballjet Kosovë – Serbi dhe këtë e cek para çdo shorti.
Në vazon e parë janë edhe Japonia, Franca, Danimarka, Gjermania, Kroacia, Hungaria e Egjipti./Koha.net
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta












