Lajme
Ushtria zvicerane merr pjesë në stërvitjen më të madhe të mbrojtjes kibernetike në botë
Ushtria zvicerane do të marrë pjesë në stërvitjen më të madhe të mbrojtjes kibernetike në botë, nga 23 deri më 25 prill. Delegacioni do të duhet të zbulojë sulme kibernetike fiktive dhe të gjejë zgjidhje. Gjithsej 40 vende do të marrin pjesë në këtë stërvitje.
Një delegacion zviceran do të marrë pjesë në stërvitjen ndërkombëtare të mbrojtjes kibernetike Locked Shields 2024, nga data 23 deri më 25 prill. Është stërvitja më e madhe në botë për mbrojtjen kibernetike.
Në total, 4000 ekspertë nga 40 vende do të marrin pjesë online. Delegacioni zviceran ka rreth shtatëdhjetë persona.
Tema e këtij edicioni ka të bëjë me mbrojtjen e infrastrukturës kritike të një vendi fiktive kundër sulmeve kibernetike. Detyra e ekipeve do të jetë zbulimi i këtyre sulmeve dhe gjetja e zgjidhjeve në kohë reale.
Krahas aspekteve teknike të mbrojtjes kibernetike, vlerësimi i stërvitjes përfshin edhe proceset e njoftimit dhe raportimit, vendimmarrjen, çështjet ligjore dhe komunikimin.
Pjesëmarrja në stërvitje është e rezervuar për ekipet shumëkombëshe. Prandaj, Komanda Kibernetike e Ushtrisë Zvicerane bashkoi forcat me zyra të tjera federale, anëtarë të forcave të armatosura austriake, rojë kombëtare nga dy shtete amerikane dhe përfaqësues të infrastrukturës kritike në Zvicër për të krijuar një të tillë./RTS
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale Konsumatorët zviceranë janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për kostot kur bëhet fjalë për shërbimet dixhitale,... -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore













