Lajme
Zvicër: Rënie në vlerë e aseteve të ngrira ruse
Zvicra ka ngrirë asete ruse në vlerë 5.8 miliardë franga zvicerane, njoftoi të martën Qeveria e saj. Kjo përbën një rënie të madhe e cila mund ta rrisë trysninë ndërkombëtare ndaj vendit neutral për të bërë më shumë për sanksionimin e Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Kjo figurë, e cila vlen për asetet e ngrira në fund të vitit 2023, shënon rënie nga 7.5 miliardë franga zvicerane të asteteve të ngrira në fund të vitit 2022.
Arsyeja kryesore për këtë ishte një rënie e aksioneve dhe aseteve financiare në vlerën e tregut, të cilat janë bllokuar, tha Sekretariati Shtetëror për Marrëdhënie Ekonomike.
Kjo rënie pritet të nxitë kritika nga ndërkombëtarët se Zvicra nuk po bën sa duhet për të vendosur sanksione për ndëshkimin e Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës nga ajo.
Megjithëse Zvicra i ka rritur përpjekjet për t’i luftuar kompanitë dhe individët që e përdorin shtetin e saj për t’iu ikur sanksioneve, vendet e tjera duan që ajo të bëjë më shumë.
Zvicra deri tani i ka miratuar të gjitha masat evropiane, qëllimi i të cilave është t’ia pamundësojnë Rusisë marrjen e mallrave dhe teknologjisë për ushtrinë e vet, por Berni e ka zgjedhur edhe rrugën e vet.
Dhoma e ulët e Parlamentit të Zvicrës nuk pranoi javën e kaluar t’i bashkohej një taskë-force ndërkombëtare për vendosjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, pjesë e së cilës janë Shtetet e Bashkuara, Australia, Kanadaja, Komisioni Evropian, Franca Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe./REL
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet











