Lajme
Vaksinat shpëtuan 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, sipas OBSH-së
Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke shtuar se shumica që kanë përfituar nga vaksinimi ishin foshnja.
Kjo shifër është e barasvlershme me gjashtë jetë të shpëtuara çdo minutë të çdo viti në gjysmë shekull, tha agjencia e shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara.
Në një studim të publikuar në Lancet, OBSH-ja bëri analiza krahasuese të ndikimit të 14 vaksinave të përdorura në kuadër të Programit të Zgjeruar mbi Imunizim (EPI), i cili shënon 50-vjetorin e krijimit muajin e ardhshëm.
“Vaksinat janë në mesin e zbulimeve më të fuqishme në histori, duke i bërë të parandalueshme sëmundjet që dikur nuk parandaloheshin”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, përmes një deklarate, përcjell albinfo.ch.
“Falë vaksinave, lija është çrrënjosur, poliomieliti është në prag të zhdukjes dhe sipas zhvillimit më të fundit të vaksinave kundër sëmundjeve sikurse malaria dhe kanceri i qafës së mitrës, ne po shtyjmë kufijtë e këtyre sëmundjeve”, tha ai.
“Me vazhdimin e kërkimeve, investimeve dhe bashkëpunimit, ne mund të shpëtojmë miliona jetë sot dhe në 50 vjetët e ardhshme”.
Studimi tha se foshnjat përbënin 101 milionë jetë të shpëtuara përmes imunizimit gjatë pesë dekadave.
“Imunizimi ishte kontributi më i madh nga çdo ndërhyrje shëndetësore për të siguruar foshnjat që jo vetëm të festojnë ditëlindjen e parë, por të vazhdojnë të kenë një jetë të shëndetshme deri në moshën madhore”, tha OBSH, shkruan REL.
Gjatë 50 vjetëve, vaksinat kundër 14 sëmundjeve, sipas studimit të OBSH-së kontribuuan drejtpërdrejt në uljen e vdekjeve të foshnjave për 40 për qind.
Në Afrikë, ulja e vdekshmërisë ishte në mbi 50 për qind.
Studimi gjeti se vaksinat shpëtojnë jetën e fëmijëve dhe ata persona që vaksinohen mund të jetojnë mesatarisht 66 vjet me shëndet të plotë.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










