Muzikë
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
Më shumë se 100 shoqata do të jenë të pranishme në panairin e rrugës Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili do të mbahet më 19 maj në Nju-Jork, përcjell albinfo.ch.
Ky event i përvitshëm i lejon komunitetin shqiptaro-amerikan të bashkohet dhe të festojë traditat dhe kulturën tonë të pasur me argëtim, ushqim, lojëra dhe shumë më tepër.
Në një komunikatë për media, organizatori i këtij festivali, Mark Gjonaj, duke falënderuar komunitetin për mbështetjen e vazhdueshme të Panairit, ka rikujtuar se mundësitë e sponsorizimit vazhdojnë të jenë të hapyra.
“Shpresoj se do të konsideroni sponsorizimin e kësaj ngjarjeje, e cila është falas dhe e hapur për publikun”, shkruan organizatori Mark Gjonaj në njoftimin për shtyp.
Të gjithë të interesuari mund të gjejnë paketën e sponsorizimit, paketën e reklamave dhe paketën e mundësive të shitësve duke klikuar këtu:
Gjergj Kastrioti Skenderbeu Journal Ad 2024
Gjergj Kastrioti Sponsorship Package 2024
Gjergj Kastrioti Skenderbeu Vendor Contract 2024
Për më shumë informacion, mund të kontaktoni me email në [email protected] ose telefononi 347-398-6161.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













