Lajme
Stuhia diellore “ekstreme” gjeneron dritat veriore, përfshihet edhe Zvicra
Dritat veriore ishin të dukshme në vende të ndryshme në Zvicër gjatë natës nga e premtja në të shtunën. Fenomeni ndodhi për shkak të stuhisë më të fortë diellore që nga viti 2003.
Dritat veriore u vërejten mbrëmjen e së premtes në Valais, afër Ravoire në komunën Martigny dhe në Chavannes-près-Renens në kantonin Vaud.
Ky fenomen natyror u vëzhgua gjithashtu në observatorin Winterthur Eschenberg. Observatori Hubelmatt në Lucern më herët njoftoi shfaqjen e mundshme të Dritave Veriore në qiellin zviceran midis mesnatës dhe agimit, transmeton albinfo.ch.
Për t’i parë ato rekomandohet të shkoni në një vend të errët dhe në një pikë të lartë me pamje të qartë nga veriu.
Stuhi e rrallë diellore
Një stuhi diellore me intensitet të rrallë që goditi Tokën të premten shpjegon shfaqjen e këtyre dritave veriore, të cilat janë jashtëzakonisht të rralla në gjerësinë tonë.
Aurorat formohen kur këto ndezje diellore, të përbëra nga grimca të ngarkuara, kryesisht elektrone dhe protone, hyjnë në atmosferën e Tokës, shkruan RTS. Këto përplasen me gazrat në atmosferë, kryesisht oksigjenin dhe azotin, duke çliruar energji dhe dritë.
Që aurorat polare të jenë të dukshme deri në Zvicër, erërat diellore duhet të jenë shumë të forta. Tashmë ditët e fundit, fenomene të tilla të lehta janë vërejtur në gjerësitë tona gjeografike.
Një stuhi gjeomagnetike e nivelit 5 në shkallën 5, një nivel i përshkruar si “ekstrem”, u vëzhgua në Tokë të premten në mbrëmje, njoftoi një agjenci amerikane.
Kjo stuhi është shkaktuar nga mbërritja në Tokë e një sërë nxjerrjesh masive koronale nga Dielli, tha Agjencia Amerikane e Vëzhgimit të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA).
Magnifiques aurores boréales cette nuit capturées par la webcam #MétéoSuisse du #Santis pic.twitter.com/lc60t8u45w
— MétéoSuisse (@meteosuisse) May 11, 2024
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit














