Shqipëria
Sa shpenzojnë turistët e huaj në Shqipëri
Në anën tjetër, edhe shpenzimet e shtetasve shqiptarë për udhëtime jashtë vendit u rritën me ritme të shpejta
Vitin e kaluar, Shqipërinë e vizituan rreth 10,2 milionë shtetas të huaj sipas të dhënave të INSTAT, në rritje me 35% krahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë vlerësohet se turistët e huaj shpenzuan gjithsej rreth 4,2 miliardë euro në Shqipëri gjatë vitit 2023. Shpenzimet e turistëve të huaj u rritën me 47% krahasuar me vitin 2022, shkruan monitor, transmeton albinfo.ch.
Mesatarisht shpenzimet e turistëve llogariten rreth 412 euro për person. Mbështetur te kjo e dhënë, sipas përfaqësuesit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, turisti i huaj që frekuenton Shqipërinë nuk mund të cilësohet as shpenzues i një buxheti mesatar.
Mbështetur te lloji i restoranteve që parapëlqehet apo frekuentohet nga turistët e huaj Jahja thotë që më tepër zgjedhin strukturat ku ofrohet ushqim zgare, kryesisht qofte dhe gatime tradicionale shqiptare për shkak të çmimeve ekonomike.
“Mbështetur tek e dhëna e shpenzimeve për person që llogariten rreth 420 euro, rezulton se në Shqipëri ka ardhur turisti i kategorisë C, pra turist “cheap” që harxhon më pak sesa harxhon një shqiptar kur frekuenton në muajt e verës resortin më të lirë në Turqi”, pohon Enri Jahja nga shoqata e Bareve dhe Restoranteve.
Konsumi final i popullatës në vitin 2023, sipas të dhënave të INSTAT, është 1,290 trilionë lekë, apo rreth 12 mld euro (e llogaritur me kursin mesatar të monedhës euro për vitin 2023 me vlerë 108 lekë). Konsumi i turistëve të huaj gjatë muajve të verës zë 35% të konsumit vjetor të popullatës vendase.
Pavarësisht shpenzimeve në rritje të turistëve (që u rritën 47% krahasuar me 2022) konsumi final i popullatës gjatë vitit 2023 është rritur rreth 3% në raport me një vit më parë.
Te rritja e lehtë e konsumit final të popullatës ka ndikuar edhe largimi në emigrim, veçanërisht të rinjve që përbëjnë peshën kryesore të konsumatorëve.
Në anën tjetër, edhe shpenzimet e shtetasve shqiptarë për udhëtime jashtë vendit u rritën me ritme të shpejta.
Banka e Shqipërisë i vlerëson këto shpenzime në vlerën e 2,3 miliardë eurove, në rritje me 32% krahasuar me një vit më parë. Mesatarisht, shpenzimet e shqiptarëve jashtë llogariten rreth 332 euro për person.
Vitin e kaluar, sipas të dhënave të INSTAT, dolën jashtë 6,9 milionë shtetas shqiptarë. Krahasuar me 2022, numri i daljeve jashtë nga shqiptarët është rritur rreth 18%.
Ndërsa remitancat nga emigracioni në vitin 2023 ishin 929 milionë euro. Krahasuar me vitin 2022, remitancat u rritën me 11%.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











