Lajme
Atentanti kundër kryeministrit sllovak: Sulm me parahistori
Kryeministri sllovak, Robert Fico, pas disa operacionesh nuk është më në rrezik për jetën. Ekspertët e shohin atentatin me armë kundër Ficos si shkallëzim tragjik të situatës në një shoqëri mjaft të polarizuar, përcjell albinfo.ch.
Videoja që u publikua pak orë pas atentatit kundër kryeministrit sllovak, Robert Fico, qarkulloi shumë shpejt. Ai nuk është dakord me politikën e qeverisë, pse e sulmon ajo televizionin publik, thotë një zë i dobët në video, një 71-vjeçar, shkrimtar amator dhe ish-punonjës i shërbimit privat të sigurisë nga perëndimi i vendit. Mediat sllovake raportuan mbi hetimin e policisë ndaj atentatorit që goditi kryeministrin Fico, që u zbulua publikisht.
Pas atentatit të mërkurën në Sllovaki, qeveria sllovake bëri fjalë për një akt të motivuar politikisht. “Nuk ka asnjë dyshim që atentati ka një sfond politik”, tha ministri i Mbrojtjes në Bratislavë, Robert Kalinak, një i besuar i kryeministrit Fico. Sipas ministrit të Brendshëm, Matus Sutaj Estok, autori i krimit qëlloi pesë herë mbi kryeministrin, një plumb e goditi Ficon në bark. Policia në Sllovaki do të rrisë masat e sigurisë ndaj politikanëve. “Unë i drejtohem opinionit, të gjithë gazetarëve, të gjithë politikanëve: le të ndalim shpërndarjen e urrejtjes, që drejtohet kundër një kampi politik apo kundër kampit tjetër”, tha ministri i Brendshëm.
Përçarje e shoqërisë sllovake
Kryeministri Fico njihet si miqësor ndaj Rusisë, është nga tetori në detyrë, në një koalicion me një partner të moderuar të majtë dhe një partner të vogël nacionalist të djathtë. Opozita proeuropiane liberale e shikon lirinë e shtypit në rrezik dhe shtetin ligjor që nga ardhja në detyrë e koalicionit të kryeministrit Fico.
Shoqëria sllovake është aktualisht mjaft e polarizuar. Atentati kundër Robert Ficos është atentati i parë kundër një politikani në Sllovaki. Politologu Miroslav Radek e cilëson këtë si një shok kolektiv. “Ky shok ka edhe në parahistori. Unë kujtoj vitin 2018, vrasjen e gazetarit Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij”, thotë Radek. “Unë kujtoj urrejtjen e disa politikanëve kundër gazetarëve. Kujtoj vrasjen e dyfishtë një një klub “queer” në Bratislavë në vitin 2022. Këto janë të gjitha pasoja të një atmosfere të ndezur. Shoqëria jonë është e polarizuar si kurrë më parë.” /DW
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












