Lajme
Momentet kur punonjësi bie nga dera e avionit kur nuk kuptoi se shkallët ishin larguar (Video)
Pamje dramatike si dhe qesharake u publikuan sot nga një hyrje aeroporti në Indonezi, kur një punonjës i pavëmendshëm bie nga disa metra lartësi në pistë, përcjell albinfo.ch.
Anëtari i ekuipazhit nuk e kishte idenë se kolegët në tokë i kishin larguar shkallët e zbritjes nga mjeti TransNuse Airbus që kishte përfunduar zbarkimin.
Ai shihet duke folur me dikë brenda avioni teksa nis të dalë.
Por stafi kishin larguar tashmë shkallët e lëvizshme dhe ai bie ashpër në asfaltin disa metra poshtë.
Me gjithë disa plagë të pësuara, burri raportohet se është jashtë rrezikut për jetën, shkruajnë mediat vendase.
Zyrtarët e aeroportit të Xhakarta thanë se po hetojnë incidentin dhe se do të marrin masa që diçka e tillë të mos përsëritet në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina












