Lajme
Rreth 1 mijë kosovarë ndalen nga Policia e Hungarisë
Në stacionin e trenit në Budapest janë ndalur rreth 1 mijë kosovarë që kishin kaluar ilegalisht në Hungari dhe po tentonin të shkojnë në vendet tjera të BE-së
Policia e Hungarisë ka ndalur më shumë se njëmijë (1000) kosovarë në stacionin e trenit në Budapest gjatë përpjekjes për të ikur nga ky shtet. Kosovarët që kishin kaluar ilegalisht në Hungari, po tentonin të shkojnë në vendet tjera të Evropës, në Austri, Gjermani apo Francë.
Udhëtimi i gjatë dhe maltretimet e policisë kanë bërë që shumë kosovarë të kërkojnë kthimin në Kosovës, por ka edhe të tjerë që këmbëngulin në rrugën që e kanë nisë.
Stacioni i trenit në Budapest për çdo ditë mbushet me qindra emigrantë ilegalë nga Kosova, raporton RTK.
Në mesin e tyre ka shumë fëmijë, gra shtatzëna madje edhe persona me nevoja të veçanta. Vetëm gjatë ditës së sotme janë ndaluar nga policia hungareze më shumë se 1 mijë shtetas të Kosovës.
Qytetarët të cilët ndalohen nga policia kufitare hungareze, pasi të paraqesin kërkesën për azil urdhërohen të shkojnë në qendrat e azilkërkuesve, por ata nuk i përmbahen rregullave duke tentuar sërish të udhëtojnë në mënyrë ilegale drejt vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.
Ndryshe, edhe sonte nga Stacioni i autobusëve në Prishtinë u nisën 6 autobus plot me kosovarë në drejtim të Beogradit. Si rëndomtë këta të qytetarë e kanë pikë referimi Suboticën, nga ku po kalojnë në Hungari. Gjatë tre muajve të fundit, linja Prishtinë-Beograd ka mbetur më e profitabile për 16 kompani që kanë licencë udhëtimi.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar











