Lajme
Edhe këtë vit panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“ bashkoi shqiptarët e Amerikës
Panairi më në zë te shqiptarët “Gjergji, Heroi Kombëtar”, gjithmonë i ka bërë bashkë shqiptarët, përcjell albinfo.ch.
Porosia e fundit e tij do të ndriçojë si Dielli brez pas brezi sa të ketë këmbë shqiptari mbi dhe. Thuprat mund të thyhen një nga një, por jo së bashku. Prandaj qëndroni gjithmonë të bashkuar, sepse kështu edhe pa mua do të fitoni. Arbërisë nuk i kanë munguar kurrë trimat. Betohuni, u tha Skënderbeu në porosinë e fundit.
Mijëra shqiptaro-amerikanë erdhën së bashku në këtë panair, festival i gjithanshëm për kulturën, traditën, guzhinën, bizneset e shumta që kanë hapur shqiptarët kudo ku jetojnë në Amerikë.
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” hyri në vitin e tretë drejtuar nga z. Mark Gjonaj, “Nderi i Kombit”, organizuar nga z. Aleksander Nilaj, President i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Open Hands” dhe drejtues të stafit si znj. Vera Mjeku, akiviste e njohur dhe 100 organizata shqiptare që ndihmuan këtë organizim madhështor ishte i suksesshëm.
Është një festival shqiptar, kuq e zi, me ngjyra të larmishme, që ka si qëllim të promovojë historinë, kulturën dhe traditat e mrekullueshme shqiptare, do të shprehej z. Gjonaj.
Prezantuesit si Mary Camaj, Ardhmir Malziu, Ermal Mamaqi ardhur nga Shqipëria dhe Belinda Dragoti ftuan në skenë nxënës të shkollave shqipe, grupe valltarësh, këngëtarë, artistë, politikanë të shquar, ambasadorë, të cilët përshëndetën publikun e shumtë.
Nderonin me pjesëmarrjen e tyre si Federata Pan Shqiptare Vatra me sekretar z. Pashko Camaj, bisnesmeni i shquar, z. Harri Bajraktari, “Nderi i Kombit”, Modelja Emina Çunmulaj, Konsulle e Nderit.
Natyrshëm ndihem krenare për pjesëmarrjen aktive vullnetarisht si media me TV dhe gjithë shkollat shqipe “Alba Life” në gjithë New York-un dhe në Online, ku nga Alba Life morën pjesë vetëm dy shkolla, Bronxi dhe Brooklyn-i, të përgatitura mjeshtërisht nga mësueset dhe asistentet.
Punonjësit e polisicë së NY-ut dhe kalorësit parakaluan krenarë pranë mijëra pjesëmarrësve.
Ceremonia u hap me interpretimin e dy himneve, atij amerikan dhe shqiptar, interpretuar nga artistja plot të ardhme, Dea Kërliu dhe Ilsi Ademi.
Përshëndetën pjesëmarrësit, si shqiptaro-amerikanja znj.Violeta Berisha, e cila është një histori suksesi, pasi ajo sot është kryetare e Bashkisë Fairview në New Jersey, z. Eric Adams, Kryetari i Bashkisë së Nju-Jorkut, i cili në shenjë respekti si gjithmonë bën simbolin e shqiponjës, Udhëheqës i Shumicës së Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Chuck Shumer, Senatore e shtetit të Nju-Jorkut znj. Natalia Fernandez, Presidente e Bronxit, Vanessa L. Gibson, znj. Donika Gërvalla, zv. kryeministre e Kosovës, ministre e Jashtme dhe e Diasporës, Ambasadori i Shqipërisë në Washington DC, z. Ervin Bushati, Ambasadore Suela Janina, Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.
Rruga “Artur Avenue” e panairit ndrinte nga shumë veshje shqiptare, kundërmonte erëmirë nga asortimentet e ndryshme ushqimore, shkëlqente nga kinkaleritë, lodrat, bizhuteritë, punimet me dorë qe kishin vulën shqipare.
Pjesëmarrësit u argëtuan nën tingujt e DJ Edi, Lloga, Dani dhe Sadikaj.
Panairi ditën e diel vazhdoi deri në orën 18:00 pasdite në Arthur Ave & Crescent Ave Bronx, NY, që në muajin e trëndafilave merr nurin e bukur shqiptar kuq e zi.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













