Lajme
Shqetësime për Inteligjencën Artificiale, mund të manipulojë video e foto
Studentë, gazetarë dhe profesionistë të tjerë po e përdorin inteligjencën artificiale si një mjet ndihmës në punën e tyre të përditshme, por bashkë me avantazhet teknologjike lindin edhe shqetësime të reja për keqpërdorimin.
Duke qenë se lajmet e rreme krijohen për t’u shpërndarë në mënyrë virale në mediat sociale, kjo i bën ato tërheqëse për ripublikim në internet nga media që rendin pas titujve “karrem” dhe klikimeve kundrejt fakteve të verifikuara dhe informacionit të thelluar.
Fotot dhe videot e gjeneruara nga Inteligjenca artificiale janë përdorur se fundmi edhe ne konfliktet në Ukrainë dhe në Gaza. Të para miliona herë në internet që nga fillimi i luftës, këto imazhe kanë ilustruar potencialin e kësaj teknologjie si një mjet propagande, transmeton euronews përcjell albinfo.ch. Që nga fillimi i luftës fotot e gjeneruara nga Inteligjenca artificiale, të përhapura në mediat sociale janë përdorur për të bërë pretendime të rreme në lidhje me përgjegjësinë për viktimat ose për të mashtruar njerëzit për mizori që nuk kanë ndodhur kurrë.
Disa shtete, si Australia po ndërmarrin ndryshime ne legjislacion për të luftuar këtë fenomen. Shpërndarja e imazheve pornografike të fabrikuara në mënyrë dixhitale do të sjellë një dënim me gjashtë vjet burg, sipas ligjeve të reja kombëtare të propozuara në Australi që do të votohen në parlament javën e ardhshme.
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë ndaluar ndezjen e çdo lloj zjarri në pyje dhe në... -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë











