Shqipëria
Tiranë: Edicioni i tretë i spektaklit “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”
Ky edicion mbahet më 5 shtator
Më 5 shtator do të mbahet edicioni i 3-të të spektaklit “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”, spektakël që mbledh 12 personalitete të suksesshëm në biznes në botë, të cilët kanë ndihmuar shqiptarët, por edhe kanë kontribuar në kauzat kombëtare.
Edicioni i parë është realizuar në Prishtinë, i dyti në Shkup, e tashmë i takon Tiranës, si kryeqyteti shqipfolës, që të mirëpresë “ambasadorët” e vërtetë shqiptarë, të cilët na bëjnë krenarë nëpër botë e që janë motori i rëndësishëm i ekonomisë.
Spektakli është konceptuar artistik, ku nuk do të mungojë orkestra Filarmonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me të ftuar speciale disa artistë lirikë dhe me pjesëmarrjen e një aktori brilant të teatrit dhe kinemasë shqiptare.
Për rreth 2 orë transmetim publiku do të njihet me shqiptarë të suksesshëm nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Amerika, Italia, Greqia, Austria, Anglia, Franca etj., të cilët do të nderohen në këtë skenë me çmimin “Nënë Tereza”.
Skenografinë e këtij projekti producenti Guga ia ka besuar mjeshtrit Bledar Gërcaliu, i cili do të vijë me një koncept të ri duke luajtur me simbolikën, duart e saj dhe mantel bardh e blu, simbolet e Nënë Terezës.
Spektakli i madh do të realizohet në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit me 800 spektatorë në sallë. Duket se Guga e ka të garantuar suksesin me emrat që punon si drejtori fotografisë Olsi Tufa, mjeshtri i grafikës Taulant Hyso, mjeshtër audio Andri Gjini e Argest Rushiti, producenti muzikor Jusiald Xhani, kompozitori Gent Myftaraj dhe stilist Joni Peci, i cili do të kujdeset për veshjet e producentit e prezantuesit Sokol Guga dhe Matilda Mcini.
Shqiptarët do të kenë mundësinë të ndjekin me datë 5 shtator spektaklin “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”, në televizionin kombëtar Klan Plus.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













