Lajme
Sulmet kibernetike shkaktojnë kaos në Londër, anulohen operacionet
Spitalet kryesore në Londër raportuan të martën një incident kritik, pas një sulmi kibernetik që çoi në anulimin e dhjetëra operacioneve dhe devijimin e pacientëve të urgjencës diku tjetër.
Sulmi dyshohet se pati në objektiv për spitalet në partneritet me “Synnovis”, një ofrues i shërbimeve të patologjisë.
Incidenti ka pasur një ndikim të madh në ofrimin e shërbimeve, veçanërisht në transfuzionet e gjakut dhe rezultatet e analizave.
Një zëdhënës nga Synnovis tha se kompania kishte dërguar një task-force ekspertësh të IT për të vlerësuar dëmet e këtij sulmi kibernetik.
NHS kërkoi falje për shqetësimin dhe tha se po punonte me Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për të kuptuar mënyrën sesi hakerët u futën në sistem.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit











