Lajme
Qyteti evropian me shumë diell
Bazuar në të dhënat e vitit 2009 deri në 2024 të marra nga “World Weather Online”, motori i kërkimit online ka bërë një renditje të destinacioneve më me diell në Evropë.
Vendin e parë e zuri Malaga, një qytet spanjoll që ndodhet në jug të Spanjës. Ky qytet ka mesatarisht 280.2 orë diell në muaj, që është më shumë se 3000 orë diell në vit.
Temperatura mesatare vjetore në Malaga është 18.7 gradë Celsius, ndërsa reshjet janë shumë të rralla – bie shi vetëm 50 ditë në vit. Málaga krenohet me një nga dimrat më të ngrohtë në Evropë, me temperatura mesatare ditore midis 16 dhe 17 gradë Celsius nga dhjetori në shkurt.
Për shkak të afërsisë me Detin Mesdhe, temperaturat e verës janë të moderuara.
Ky qytet ofron shumë mundësi për të shijuar diellin, dhe turistët shpesh vizitojnë plazhet e gjata me rërë ose bëjnë shëtitje në vende të tilla si Gran Senda de Málaga.
Është interesante se dy qytete të tjera spanjolle janë renditur shumë në listën e qyteteve më me diell. Alicante, një qytet port disa orë me makinë në veri përgjatë bregut, zë vendin e dytë me 280 orë diell në muaj. Murcia, një qytet bregdetar spanjoll në jug të Alicantes është i treti në listë me 277.7 orë diell në muaj.
Përveç këtyre qyteteve, në listën e qyteteve më me diell në Evropë përfshihen edhe Catania në Itali, Sevilja, Kordoba, Madridi dhe Zaragoza në Spanjë, Marseja në Francë dhe Athina në Greqi, transmeton “Travel and Leisure”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













