Kosova
Shqipëri: Hiqet testi i gjuhës për shtetësi për shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut
Shqipëria ka hequr provimin e Gjuhës Shqipe për të marrë shtetësinë shqiptare për shqiptarët e Kosovës, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
Sipas raportimeve nga mediat në Shqipëri, ndryshimet ligjore të botuara në fletoren zyrtare hyjnë në fuqi në fund të muajit qershor, transmeton albinfo.ch.
“Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për shtetasit e huaj, në shtetet e të cilave gjuha shqipe është gjuhë zyrtare”, thuhet në vendim.
Në anën tjetër, pritet të ketë lehtësime edhe për talentet e reja që duan të marrin shtetësinë shqiptare. Pasaporta do të jepet me procedurë të veçantë për të huajt nën 18 vjeç që nuk jetojnë në Shqipëri, por vendi ka interes për ta në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit. Shtetësia mund të fitohet vetëm me pëlqimin e të dy prindërve ose kujdestarit ligjor, si dhe të fëmijës kur është i moshës 14-18 vjeç.
Në vitin 2023, 347 të huaj kanë fituar shtetësinë shqiptare, ndërsa vetëm për muajt e parë janë 159 persona. Kërkesat më të larta për t’u pajisur me pasaportë shqiptare rezulton se vijnë nga shqiptarët e Kosovës si dhe shtetasit turq.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër Zug nuk është më kantoni më tërheqës fiskalisht në Zvicër... -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër -
Resorti zviceran St. Moritz më i shtrenjti në botë për prona -
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet











