Kosova
Rama: Po punohet për opsionet më të mira të hekurudhës Durrës-Prishtinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Kosovë ka folur për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Rama ka thënë se po punohet për opsionet më të mira të hekurudhës.
Ai shtoi se hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një analize për opsione më të mira, transmeton Albinfo.ch.
“Është ky një projekt që e kemi bashkë në trajtim bashkërisht me Qeverinë e Kosovës, ne punojmë bashkë me Qeverinë e Kosovës, të tjerat pastaj janë në barcoleta për thashethemet mediatike. Në thelb ne punojmë bashkë edhe hekurudha Durrës-Prishtinë tani i është nënshtruar një analize për opsione më të mira, pastaj do të duhet të presim studimin e fizibilitetit dhe pastaj do të duhet të hyjmë në procesin e financimit”, theksoi ai.
Rama i bëri komentet në një konferencë për media, ku po ashtu u pyet edhe për mbledhjen e dy qeverive.
“Nuk ka plan për një mbledhje”, u përgjigj ai shkurt.
Ndërkaq, sa i përket grupit të unitetit për politikë të jashtme, Rama theksoi se duhet të ketë ndarje të interesit kombëtar nga ato partiake.
Rama është pritur në takim nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ia ka dhuruar “Çelësi i Qytetit”./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër Zug nuk është më kantoni më tërheqës fiskalisht në Zvicër... -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër -
Resorti zviceran St. Moritz më i shtrenjti në botë për prona -
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet











