Lajme
Gjermania s’u jep para azilkërkuesve kosovarë
Beate Merk, ministre për Çështje Evropiane dhe Marrëdhënie Rajonale e Bavarisë, tha se është ndryshuar ligji në këtë land, që azilkërkuesve kosovarë t’u ndalohen financat
Ministrja për Çështje Evropiane dhe Marrëdhënie Rajonale e Landit të Bavarisë në Gjermani, Beate Merk u shpreh e shqetësuar me numrin e madh të azilkërkuesve kosovarë në këtë rajon. Ajo tha se në këtë rajon është ndryshuar ligji që nënkupton se azilkërkuesve kosovar t’u ndalohet përkrahjen financiare.
Këto komente ajo i bërë pas një takimi që zhvilloi me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni
“Në landin e Bavarisë është shtuar numri i qytetarëve të Kosovës që po kërkojnë azil dhe se në këtë land janë bërë ndryshime në legjislacionin e Bavarisë, ku përfshihet edhe ndalimi i përkrahjes financiare për faktin se kërkesat për azil të kosovarëve do të procedohen brenda dy javësh”, deklaroi ajo.
Gjatë takimit, po ashtu u bë e ditur se azilkërkuesit kosovarë do të kthehen pasi që Kosova është një vend i sigurt dhe se kosovarëve nuk iu takon e drejta për azil.
Ministri Hyseni theksoi se Qeveria e Kosovës është e shqetësuar për numrin e madh të qytetarëve të Republikës së Kosovës që kërkojnë azil nëpër vende të ndryshe të BE-së.
“Liberalizimi i shpejtë i vizave është në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shteteve të Bashkimit Evropian, të cilat po përballen me fluks të madh të migrimit të kosovarëve. Ky proces duhet të përshpejtohet pasi Kosova nuk duhet të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkan”, theksoi ministri Hyseni.
Në këtë takim të dy bashkëbiseduesit u zotuan se do të ndihmohet në tejkalimin e kësaj situate dhe do të shikohen mundësitë që në të ardhëm të ketë punësim sezonal, trajnim dhe aftësim profesional të qytetarëve të Kosovës në Landin e Bavarisë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror













