Lajme
A duhet të paguaj taksat zvicerane për pensionin tim të huaj?
Pyetjet për taksat dhe pensionin në Zvicër janë ndër më të zakonshmet për shtetasit e huaj që jetojnë këtu. Ja çfarë duhet të dini, sipas raportimeve nga thelocall
Pasi të filloni të punoni në Zvicër, punëdhënësi juaj do t’ju mbajë një pjesë të caktuar të pagës për skemën e pensionit të detyrueshëm – domethënë AHV / AVS (shtylla e parë) dhe ajo profesionale, BVG / LPP, e njohur gjithashtu si shtylla e dytë.
Ju do të paguani gjysmën dhe punëdhënësi juaj gjysmën tjetër, me shumat e kontributeve në varësi të të ardhurave tuaja. (Megjithatë, disa kompani janë më bujare dhe kontribuojnë më shumë se gjysmën e detyrueshme në fondet e pensioneve të punonjësve të tyre).
Pasi të dalësh në pension dhe të fillosh të marrësh pensionet e shtyllës së parë dhe të dytë, do të duhet të paguash taksa për të, pasi konsiderohet e ardhur.
(Përjashtimet e vetme janë disa lloje të pensioneve private të shtyllës së tretë).
Po fondet e pensionit që merrni jashtë vendit?
Nëse keni punuar në vendin tuaj përpara se të transferoheni në Zvicër dhe keni paguar në një fond pensioni atje, atëherë po, këto pensione do të tatohen si të ardhura në Zvicër – por vetëm nëse këto para depozitohen në një llogari bankare zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Nëse, nga ana tjetër, i mbani këto fonde në një bankë të një vendi tjetër dhe nuk i transferoni në një bankë zvicerane, atëherë ato do të tatohen atje, por jo në Zvicër.
Por nëse e merrni pensionin tuaj të huaj në Zvicër, jini të gatshëm të paguani taksat zvicerane për këto para.
Megjithatë, sipas platformës së konsumatorit Moneyland, “pensionet e huaja të pleqërisë tatohen ndryshe, në varësi të faktit nëse ato janë të krahasueshme me fondet e pensioneve zvicerane apo jo. Kjo do të vendoset nga zyra e taksave”.
Kjo do të thotë se “tërheqjet nga fondet e pensioneve që konsiderohen të ngjashme me fondet e pensioneve zvicerane tatohen me të njëjtën normë të reduktuar që zbatohet për pensionet zvicerane kur kryhen pasi të keni mbushur moshën e pensioni”.
‘Tërheqjet’ është fjala kyçe këtu, sepse kursimet e pensioneve nuk janë të tatueshme kur janë të parkuara në bankë; ju do të paguani tatimin mbi to sapo të tërhiqni këto fonde.
Çfarë ndodh nëse një fond i huaj pensioni nuk konsiderohet i krahasueshëm me fondet e pensioneve zvicerane?
Në një rast të tillë, aktivet e mbajtura në fond duhet të tatohen si pasuri dhe ju nuk përfitoni nga norma më të ulëta të tatimit mbi të ardhurat kur tërhiqni aktivet tuaja.
Sidoqoftë, mbani në mend se Zvicra ka traktate tatimore me një numër vendesh.
Qëllimi i tyre është të parandalojnë detyrimin për të paguar taksat – qoftë për të ardhurat e pensionit apo në përgjithësi – si në Zvicër, ashtu edhe në vendin tuaj.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 Nga 1 janari, furnizuesit e energjisë elektrike si Groupe E, GIS ose Romande Energie nuk do... -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau










