Lajme
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit
Urimi për festën e Kurban-Bajramit 2024
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër në një njoftim për media ka uruar festën e Kurban-Bajramit, përcjell albinfo.ch.
“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të kryesisë së Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, në emrin timin dhe në emër të të gjithë besimtarëve e qendrave tona islame shqiptare në Zvicër, t’ua uroj festën e madhe të Kurban-Bajramit”, shprehet Hfz. Mehas Alija, kryetar i KMSHZ-së
Kjo është një festë e sakrificës dhe dashurisë për njëri-tjetrin, e cila vjen si kremtim i triumfit të jetës ndaj vdekjes dhe i sinqeritetit ndaj hipokrizisë. Ngjarja e pejgamberit Ibrahim dhe të të birit, Ismailit, paqeja e Zotit qoftë mbi ta, na kujton guximin, devotshmërinë dhe dashurinë brenda familjes. Këto vlera duhet të kultivohen dhe të përcillen ndër brezat që vijnë, sepse familja e shëndoshë është bërthama e shoqërisë.
Në ditët festive të Kurban Bajramit, ju uroj të kaloni mirë me familjarët dhe miqtë, të reflektojmë në kryerjen e veprave të mira dhe ruajtjen e lidhjeve farefisnore e shoqërore. Le të jetë kjo ditë feste e faljes dhe mëshirës, duke ndihmuar jetimët, skamnorët, të moshuarit dhe të sëmurët.
Lusim Zotin e Plotfuqishëm që të na dhurojë mirësi, paqe dhe dashuri! Amin.
Urime dhe me fat festa e Kurban-Bajramit!
Hfz. Mehas Alija
Kryetar i KMSHZ-së
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











