Lajme
A do të kushtojë bileta vjetore (GA) së shpejti mbi 5000 franga?
Nëse GA do të jetë 30 për qind më e shtrenjtë në vitet e ardhshme, ajo do të kushtojë mbi 5,000 franga në vitin 2035 (aktualisht 3,995 franga)
Shoqata e sektorit të transportit publik pret që kostot të rriten ndjeshëm në 10 vitet e ardhshme. Megjithatë, ata duan të përmbahen nga masat radikale të kursimit, transmeton albinfo.c.
Përdoruesve të transportit publik do tu duhet të “gërmojnë” edhe më thellë në xhepat e tyre në të ardhmen: Siç njoftoi shoqata e sektorit të transportit publik VöV në një konferencë shtypi të mërkurën, kostot pritet të rriten me 30 për qind gjatë dhjetë viteve të ardhshme.
Në varësi të biletës, kjo rritje çmimi do të ketë efekte të ndryshme: Nëse bileta e përgjithshme e transpotrtit publik (GA) për klasin e dytë për të rritur do të bëhet 30 për qind më e shtrenjtë në vitet e ardhshme, ajo tashmë do të kushtojë mbi 5,000 franga në vitin 2035 (aktualisht 3,995 franga), shkruan 20minuten.ch. Çmimi i një GA të klasit të parë ndërkohë do të rritej nga 6500 franga e sotme në gati 8500 franga.
Sipas shoqatës, transporti publik do të përballet me sfida të mëdha në vitet e ardhshme: rritja e popullsisë do të kërkojë një gamë gjithnjë në rritje shërbimesh, përcjell albinfo.ch. Edhe pse sektori në fjalë po bën përpjekje të mëdha për të rritur efikasitetin, VöV thotë se nuk mund të ndikojë në kosto në një masë të madhe.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër














