albinfo.ch
Lajme
Pritje solemne për 17 Shkurtin në Ambasadën e Kosovës
Në një atmosferë solemne sonte në Bernë është mbajtur pritja tradicionale që me rastin e Ditës së Pavarësisë, 17 Shkurtit e organizon Ambasada e Kosovës në Bernë.
Një numër i konsiderueshëm ambsadorësh dhe diplomatësh tjerë rangjesh të ndryshme të akredituar në Bernë krahas përfqësuesve të institucioneve zvicerane kanë nderuar këtë pritje. Si zakonisht, në pritje kanë marrë pjesë edhe mjaft basdhkatdhetarë me qëndrim në Zvicër, përfaqësues shoqatash, bashkësishë fetare e biznesesh dhe miq zviceranë të komunitetit shqiptar.
Në një fjalë përshëndetjeje, ambasadori i Kosovës në Zvicër z. Naim Malaj fillimisht nuk ka lënë pa përmendur kontekstin e zymtë në të cilin bie kjo festë sivjet, eksodin e qytetarëve të Kosovës që ka gjetur shprehje sidomos javëve të fundit.
“Por megjithatë ne sot pas 7 vitesh pavarësi jemi më mirë se para pavarësisë, kemi bërë hapa përpara”, ka theksuar Malaj. Në këtë drejtim ai ka falënderuar Zvicrën për ndihmën e pakurser dhënë Kosovës dhe shqiptarëve në kohë të ndryshme.
Ai ka përmendur edhe aktivitetin më të rëndësishëm që është zhvilluar vitin që shkoi dhe po vazhdon edhe tutje, atë të ekspozitës shëtitëse “Besa”, që po organizohet me mbështetjen e Ambasadës së Kosovës, të Izraelit dhe asaj të Shqipërisë.
Ambasadori Malaj ka thënë për albinfo.ch se në këtë pritje kanë qenë të pranishëm një numër i madh ambasadorësh, disa dhjetëra sish, veç tjerash edhe të shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, si ambasadori i Vatikanit, ai i Iranit etj.
Në vazhdim, në emrin e Departamentit të Punëve të Jashtme të Zvicrës ka folur Stephane Tomagiani. Ai ka theksuar se lidhjet e Zvicrës me Kosovën që nuk fillojnë vetëm me njohjen e pavarësisë, nga viti 2008. Ato janë shumë më të vjetra dhe datojnë së paku nga vitet 60-70 kur kosovarët kanë filluar të vijnë në Zvicër si punëtorë stinorë. Por, ka prekje në mes të dy vendeve e kulturave edhe më herët.
Në këtë kontekst Tomagiani ka përmendur shkrimtarin e madh zvicera Max Frisch i cili në fillim të viteve `30 të shekullit të kaluar kishte kaluar nëpër Kosovë dhe kishte lënë disa rreshta të shkruar me përshtypjet e tij nga ky udhëtim. Por, kulmi i marrëdhënieve Zvicër-Kosovë është aritur gjithsesi pas pavarësisë së Kosovës, gjegjësisht njohjes së saj nga Zvicra. Periudha e “formalizimit” të raporteve është shënuar veç tjerash nga së paku 12 marrëveshje që kanë nënshkruar dy shtetet në mes vete. “Nëse marrëdhëniet në mes të Zvicrës dhe Kosovës janë aq të përzemërta dhe intensive, kjo është edhe meritë e juaja” ka thënë Tomagiani duke iu drejtuar ambasadorit Malaj personalisht. “Qe 5 vite ju përfaqësoni Kosovën këtu në Zvicër dhe punoni – shumë herë në qendër të vëmendjes , nganjëherë në hije, por gjithherë pa u lodhur – në favor të thellimit të marrëdhënieve tona dypalëshe…”
Në fund ai ka përgëzuar pjesëtarët e diasporë kosovare në Zvicër të cilët “me punën, kreativitetin dhe dinamizmin e tyre po japin kontribut të përditshëm në prosperitetin zviceran”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës Koha e rregullt përfundoi pa fitues 2:2, në një spektakël të futbollit shqiptar ... -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?























































