Muzikë
Bilanc pozitiv i festës “Albanifest” në Winterthur
Këtë vit për herë të parë në kuadër të festës është prezantuar edhe kultura shqiptare, përmes Ansamblit "Vatra" nga Bülach-u
Ka përfunduar me sukses “Albanifest”, festa më e madhe popullore në Zvicër, që mbahet për çdo vit. Kjo “për çdo vit” theksohet për shkakun se në Zvicër ka festa edhe më të mëdha se kjo, por që mbahen njëherë në disa vite.
Sidoqoftë, festa me emrin interesant, për këto tri ditë sa ka zgjatur, me rreth 100 mijë pjesëmarrës, ka pasur një rrjedhë të mirë dhe kryesisht paqësore, siç thonë në polici, shkruan albinfo.ch. Ka pasur disa ndërhyrje të policisë dhe u është ofruar ndihmë mjekësore një numri pjesëmarrësish por nuk është regjistruar ndonjë incident serioz.
Për zhurmën më të madhe “janë kujdesur” tifozët e Kombëtares së Zvicrës, të cilët i janë bashkuar festës pas fitores së mbrëmshme ndaj Italisë. Ka pasur mjaft të dehur nga të dyja palët dhe kësisoj nuk ka munguar euforia dhe zhurma në qytet.
Në këtë festë, që konsiderohet si organizim i shoqatave të qytetit dhe regjionit, marrin pjesë me stendat e tyre mjaft shoqata të të huajve. Këtë vit për herë të parë në këtë kuadër është prezantuar Ansambli “Vatra” nga Bülach-u, shkruan albinfo.ch nga vendi i ngjarjes.
Pjesëtarët e Vatrës kanë ofruar muzikë shqiptare, valle me kostume kombëtare por edhe specialitete nga kuzhina shqiptare.
“Albanifest” në Winterthur mbahet nga viti 1971 dhe lidhet me St. Albanin, njëri nga tre të shenjtit e këtij qyteti. St. Albani ka qenë nga Anglia dhe, rrjedhimisht, çdo ngjashmëri e emrit të tij me emrin Alban-er që përdoret për shqiptarët, është e rastësishme. Po kështu me “Albanifest”-innuk duhet të ngatërrohet organizimi i muzikës së popullarizuar “Alba Festival”, më e madhi organizim shqiptar i muzikës nën qiell të hapur, i cili është mbajtur në javën e kaluar, në Cyrih.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve
















